Numri i viktimave në Rripin e Gazës ka shkuar në të paktën 16 persona brenda më pak se 24 orësh, si pasojë e të ftohtit të madh dhe shembjes së ndërtesave, të cilat janë shndërruar në të paqëndrueshme nga sulmet izraelite. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia palestineze e lajmeve “Wafa”, e cila citonte burime shëndetësore lokale.
Sipas këtyre burimeve, reshjet e dendura të cilat shoqëruan stuhinë Byron kanë shkaktuar shembjen e të paktën 15 strukturave, të cilat ishin dëmtuar rëndë nga dy vite sulmesh. Kjo ka bërë që situata tashmë kritike humanitare, të përkeqësohet edhe më tej.
Mes viktimave nga temperaturat e acarta janë edhe fëmijë. Në orët e fundit raportohet se kanë humbur jetën dy fëmijë në qytetin e Gazës, të cilët i shtohen një foshnjeje tetë-muajshe që ndërroi jetë një ditë më parë brenda një tende në Khan Younis.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)