Gaza, tjetër foshnjë dhe një fëmijë 9-vjeçar vdesin nga i ftohti

Viktima prej stuhisë Byron. Ushtria izraelite njoftoi se ka gjetur në rrjetin e tuneleve të Hamasit një video ku shfaqen gjashtë pengje izraelite, të cilët u vranë në gusht të vitit 2024.

12.12.2025. 15:55

Gaza, tjetër foshnjë dhe një fëmijë 9-vjeçar vdesin nga i ftohti

Një foshnjë ka vdekur mëngjesin e sotëm nga i ftohti në Rripin e Gazës, ku stuhia Byron po shkakton gjithnjë e më shumë viktima dhe shkatërrim. Sipas “Al Jazeera” dhe agjencisë palestineze “Wafa”, foshnja humbi jetën në kampin Al-Shati.

“Al Jazeera” raportoi gjithashtu vdekjen nga të ftohtit të Hadeel Al-Masri, 9 vjeçe, e cila ndodhej në një strehë për të zhvendosurit në perëndim të qytetit të Gazës. Burime të “Wafa” njoftojnë se pesë palestinezë të tjerë humbën jetën gjatë natës pas shembjes së një shtëpie që strehonte të zhvendosur në Bir an-Naaja, në veri të Gazës. Në agim, dy persona të tjerë vdiqën pasi një mur u shemb mbi tendat e tyre në perëndim të Gaza City.

Ushtria izraelite gjen videon e 6 pengjeve të vrarë

Ushtria izraelite bëri të ditur se ka gjetur në rrjetin e tuneleve të Hamasit një video ku shfaqen gjashtë pengje izraelite teksa ndezin qirinjtë e Hanukkah dhe këndonin lutje tradicionale gjatë periudhës së robërisë. Sipas IDF-së, materiali është gjetur mes sendeve të sekuestruara në tunelet në Gaza dhe dokumenton momentet makabre. Sipas autoriteteve izraelite, të gjashtë pengjet u vranë nga Hamasi në gusht 2024.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)