Parlamenti i Moldavisë ka miratuar me shumicë votash ligjin për daljen e vendit nga Bashkimi i Shteteve të Pavarura (CIS), ndërsa deputetët komunistë dhe socialistë u shprehën kundër këtij vendimi. Ligji do t’i dërgohet tani presidentes Maia Sandu për nënshkrim.
CIS është një organizatë e shteteve ish-sovjetike, e krijuar pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në 1991. Qëllimi është promovimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Ministria e Punëve të Jashtme e Moldavisë ka sqaruar se disa marrëveshje të CIS-it, që janë të dobishme për ekonominë ose qytetarët, do të mbeten në fuqi, por vetëm nëse nuk bien në kundërshtim me rrugën evropiane të vendit. Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë shprehu pakënaqësinë ndaj këtij vendimi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)