Rikthehet taktika e vjetër sovjetike, zbulohet metoda ruse për të sulmuar në Ukrainë
Pas katër vitesh luftë dhe përparimesh minimale në front, ushtria e Rusisë në Ukrainë po mbështetet gjithnjë e më shumë në një taktikë të vjetër sovjetike, sulme me grupe shumë të vogla ushtarësh, shpesh vetëm dy ose tre persona, që godasin aty ku zbulojnë dobësi në mbrojtjen ukrainase.
Pas katër vitesh luftë dhe përparimesh minimale në front, ushtria e Rusisë në Ukrainë po mbështetet gjithnjë e më shumë në një taktikë të vjetër sovjetike, sulme me grupe shumë të vogla ushtarësh, shpesh vetëm dy ose tre persona, që godasin aty ku zbulojnë dobësi në mbrojtjen ukrainase. Strategjia, e quajtur metoda e “ një mijë goditjeve”, synon të konsumojë gradualisht kundërshtarin duke testuar vijën e frontit me infiltrime të vazhdueshme.
Sipas ekspertëve të sigurisë nga instituti holandez Clingendael Institute, kjo qasje është bërë taktika kryesore ruse që prej verës së vitit 2025. Studiuesja Veronika Hinman nga Universiteti i Portsmouth shpjegon se bëhet fjalë për një rikthim të taktikave guerile sovjetike të përdorura që në Luftën e Dytë Botërore, njësi të vogla që depërtojnë në territorin armik për të gjetur boshllëqe dhe më pas thërrasin përforcime.
Analizat tregojnë se këto njësi tw vogla kanë kontribuar në përparimet ruse në zona strategjike si Kupjansk dhe Pokrovsk. Ushtarët përdorin edhe mbulesa termike për t’u fshehur nga dronët, të cilët sot shkaktojnë rreth 80% të humbjeve në luftë, sipas raportimeve të The Guardian.
Megjithatë, përfitimet taktike kanë ardhur me kosto shumë të lartë. Sipas analizave të Radio Europa e Lirë, humbjet ruse arrijnë rreth 600 mijë të vrarë, ndërsa numri total i të vrarëve dhe të plagosurve kalon 1.2 milionë, më shumë se në të gjitha konfliktet e saj që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ekspertët theksojnë se ushtria ruse po përshtatet, por nuk po reformohet realisht. Analisti Nick Reynolds nga RUSI thotë se ndryshimet janë rezultat i presioneve të menjëhershme të luftës dhe jo i një transformimi strukturor. Sipas tij, mungesa e reformës së thellë mbetet një nga dobësitë kryesore të forcave ruse, pavarësisht përvojës së fituar në front.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Ministria e Jashtme izraelite, në një deklaratë të publikuar në platformën X dhe të shoqëruar me një video përkatëse, foli për "urrejtje të neveritshme antisemite", duke ia atribuuar përgjegjësinë politikës së qeverisë spanjolle.
Lideri i opozitës ka fituar 135 vende nga 199 në Parlamentin e Hungarisë, duke triumfuar në zgjedhje me mbi 45% të votave, ndërsa në një postim në Facebook ai tha se Orban e uroi në telefon për fitoren e tij.
Trump dhe Vance kanë një pikëpamje të ndryshme, se pas javësh lufte, Irani është dobësuar shumë dhe do të ishte e mençur të pranonte kërkesat e tyre, pavarësisht ngurrimit të mëparshëm.
Udhëtimi i rrallë shënon herën e parë që Netanjahu ka kaluar në Liban që nga fillimi i luftës me Iranin dhe vjen vetëm dy ditë para se Izraeli dhe Libani të planifikojnë të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Uashington.
Një anëtar i ekuipazhit të anijes amerikane përgjigjet dhe thotë se shkatërruesi është “në tranzit në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ndërsa oficeri ushtarak iranian i kthehet, duke thënë: ‘Ky është një paralajmërim i fundit’.
Trump po ashtu bëri me dije se SHBA-të do të fillojnë shkatërrimin e minave që Irani ka vendosur në ngushticë. "Çdo iranian që qëllon mbi ne ose anijet tona paqësore do të shkatërrohet në ferr!”, shkroi më tej Trump.
Nga monitorimi i çmimeve të biletave të avionit për disa destinacione turistike në Oqeanin Indian dhe Azi zbulohet "ana tjetër e krizës së Lindjes së Mesme", ndërsa nuk mohohet rreziku i rritjeve të ndjeshme të çmimeve për destinacionet që janë më afër dhe më të njohura.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Putin theksoi se Rusia mbetet e gatshme të kontribuojë në promovimin e një zgjidhjeje paqësore për situatën në Lindjen e Mesme.
Në muajt e fundit, disa të moshuar ishin ngarkuar në ambulancën që ai, si punonjës i Kryqit të Kuq, drejtonte. Ata gjithmonë mbërrinin të vdekur ose pranë vdekjes në spital.
Komente (0)