Bebja 8-muajshe rezulton pozitive me kokainë, arrestohet nëna

Një nënë britanike dhe partneri i saj spanjoll u ndaluan pasi foshnja e tyre rezultoi pozitive me kokainë gjatë një testi të kryer për një kontroll rutinë.

Burimi: Telegraph

13.02.2026. 21:31

Bebja 8-muajshe rezulton pozitive me kokainë, arrestohet nëna

Një grua britanike është arrestuar në Costa del Sol pasi foshnja e saj 8-muajshe rezultoi pozitive për kokainë.

Gruaja 25-vjeçare kishte ngritur një tendë me të dashurin e saj 43-vjeçar spanjoll pranë dunave në plazhin Cabopino në Marbella kur policia shkoi në zonë pasi çifti kishte ndezur një zjarr të madh.

Menjëherë, policia dyshoi se foshnja ishte e kequshqyer kur pa kushtet e jetesës dhe e dërgoi atë në një qendër shëndetësore për një kontroll.

Një ekzaminim fillestar në spital konfirmoi se djali ishte nën peshë për moshën, teksa në testin e urinës u gjetën gjurmë kokaine.. Ai u pranua më pas në një njësi pediatrike, ndërsa mjekët prisnin rezultate të mëtejshme të analizave.

Ndërkohë, gruaja dhe partneri i saj do të dalin përpara gjykatës ku do të mësojnë verdiktin rreth fatit të tyre, teksa për foshnjen pritet të merret një vendim afatgjatë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)