Tre skiatorë kanë humbur jetën si pasojë e një orteku në vendpushimin luksoz të Val d’Isere në Alpet franceze. Një shtetas britanik ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa disa të tjerë i kanë shpëtuar masivit me borë që u shkëput nga maja e malit.
Viktimat ishin pjesë e një grupi prej katër skiatorësh që po bënin ski jashtë pistave të kontrolluara, nën shoqërinë e një instruktori profesionist. Të gjithë kishin pajisje sigurie kundër ortekëve, përfshirë transmetues, lopata dhe sonda.
Prokuroria bëri të ditur se testet për alkool dhe drogë ndaj instruktorit dolën negative. Shefi i pistave, Cedric Bonnevie, shtoi se një nga viktimat ishte bllokuar më lart në shpat, ndërsa dy të tjerët ishin më poshtë dhe nuk mund të parashikonin ortekun që i rrëmbeu.
Meteo-France kishte lëshuar më herët një alarm të kuq për rrezik ortekësh në zonë, ndërsa disa ditë më parë, dy skiatorë të tjerë humbën jetën nga ortekët në Alpet franceze dhe një tjetër në Montgenevre.
Ortekët vazhdojnë të jenë një kërcënim i madh për skiatorët këtë sezon, duke shkaktuar të paktën 20 viktima në Alpet franceze, zvicerane, italiane dhe austriake.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)