Një natë e re bombardimesh ruse goditi sërish Ukrainën, veçanërisht zonat e Kievit dhe Odessa-s, duke shkaktuar pasoja të forta për qytetarët. Në Odessa, mbi 300 mijë persona mbeten pa ujë pas sulmeve mbi infrastrukturën energjetike, ndërsa në kryeqytet janë ndërprerë ngrohja dhe energjia elektrike në rreth 2,600 ndërtesa banimi.
Sulmet e fundit ruse kanë goditur impiante kritike energjetike dhe infrastruktura të tjera jetike. Guvernatori i Odessa-s, Oleh Kiper njoftoi se pavarësisht përpjekjeve të mbrojtjes ajrore, ka pasur goditje direkte dhe rënie mbetjesh nga dronët. Ato kanë shkaktuar dëme në godina banimi, impiante industriale dhe portuale. Punimet për rikuperimin e shërbimeve të energjisë, ngrohjes dhe furnizimit me ujë po vijojnë.
Ndërkohë, Kremlini ka konfirmuar se javën e ardhshme do të mbahet një raund i ri bisedimesh trilaterale me Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën. Gjatë një konference për sigurinë në Munih, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte kritikoi sulmet, duke theksuar se “Rusia po lëviz në Ukrainë me shpejtësinë e një kërmilli, jo si një arush i fuqishëm”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)