Katër shpërthime të forta, një re tymi e dukshme nga disa kilometër larg dhe momente paniku mes banorëve. Ngjarja ndodhi në provincën e Arezzos, ku një kamion i cili transportonte bombola oksigjeni u përfshi nga flakët për shkaqe ende të paqarta.
Sipas shërbimeve të emergjencës, disa nga bombolat në mjet shpërthyen njëra pas tjetrës në intervale të shkurtra. Zhurmat e fuqishme u dëgjuan në zona të ndryshme të qytetit, duke alarmuar dhjetëra qytetarë. Pas shpërthimeve, kamioni u përfshi plotësisht nga zjarri.
Shoferi i mjetit pësoi lëndime të lehta, ashtu si edhe dy nëna të cilat po kalonin aty pranë me fëmijët e tyre. I dëmtuar lehtë përfundoi edhe një prej zjarrfikësve që u paraqitën në vendngjarje, të cilët punuan për shuarjen e flakëve.
Personat e përfshirë në incident, shfaqën simptoma të lehta helmimi nga tymi dhe në një rast, djegie të lehta në duar. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për raste të rënda. Shpërthimet raportohet se kanë shkaktuar dëme edhe në disa automjete dhe në një banesë pranë vendit të ngjarjes. Forcat e rendit po kryejnë hetime për të zbardhur dinamikën e saktë të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)