Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian

Policia belge ka bastisur këtë të enjte zyrat e Komisionit Evropian, nën dyshimet për parregullsi të mundshme në shitjen e aseteve të pasurive të paluajtshme.

Burimi: Financial Times

12.02.2026. 14:49

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian

Policia belge ka bastisur këtë të enjte zyrat e Komisionit Evropian, nën dyshimet për parregullsi të mundshme në shitjen e aseteve të pasurive të paluajtshme.

Financial Times, duke cituar burime të njohura me hetimin raporton se hetimi po drejtohet nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian dhe ka të bëjë me 23 ndërtesa që u blenë nga fondi sovran belg i pasurisë, SFPIM, për 900 milionë euro në vitin 2024.

Në atë kohë, Komisioni Europian tha se shitja u ofrua në përputhje me rregulloren financiare të BE-së.

EPPO konfirmoi se kishte ndodhur një bastisje, por nuk mundi të konfirmonte detaje të mëtejshme, ndërsa policia belge nuk pranoi të komentonte rastin.

Sakaq Reuters raporton se ka kërkuar një koment për aksionin e policië nga Zyra e prokurorit belg, Komisioni Evropian dhe SFPIM, por asnjë prej tyre nuk i është përgjigjur kërkesës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)