Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri me dije se raundi i ardhshëm i bisedimeve me Rusinë është planifikuar në datat 17 dhe 18 shkurt në Shtetet e Bashkuara.
Në axhendë, shkruan Ukrinform , është propozimi i SHBA-së për të krijuar një zonë të lirë si një zonë tampon në rajonin lindor të Donetskut .
Megjithatë , sipas presidentit ukrainas, të dyja palët në konflikt janë skeptike ndaj këtij opsioni.
"Asnjëra palë nuk është në favor të idesë së një zone të lirë, as rusët dhe as ne. Ne kemi pikëpamje të ndryshme për këtë çështje", shprehet Zelensky.
Më herët, mediat amerikane shkruan se presidenti Zelensky pritet të shpallë në ditët në vijim zgjedhjet presidenciale, ku do të votohet dhe për një referendum.
Zyra e Zelenskyt nuk i përgënjeshtroi këto zëra por u shpreh se është skeptike se një gjë e tillë mund të realizohet nëse fillimisht nuk arrihet një marrëveshje për sigurinë, duke anashkaluar në këtë mënyrë një përgjigje të drejtpërdrejtë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)