Agjencia e OKB për Emigracionin bën me dije se një tjetër tragjedi ku janë të përfshirë emigrantët e paligjshëm është regjistruar së fundmi në brigjet e Libisë, ku për pasojë 53 persona kanë humbur jetën.
Të vetmet të mbijetuara, janë dy gra nigeriane që u shpëtuan nga autoritetet libiane, njoftoi të hënën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.
Ato i thanë IOM se barka e vogël prej gome ishte nisur rreth orës 23:00 sipas orës lokale nga al-Zaëiya, në perëndim të Tripolit. Ajo u përmbys disa orë më vonë në veri të Zuëarës.
IOM thotë se pothuajse 500 migrantë janë raportuar të vdekur ose të zhdukur duke u përpjekur të kalojnë Detin Mesdhe nga Libia që nga nisja e vitit 2026.
Libia është bërë një pikë ndalese për migrantët nga Afrika Sub-Sahariane që kërkojnë të arrijnë në Evropë që kur udhëheqësi i hershëm Muamar Gadafi u vra në vitin 2011.
Agjencia ka kërkuar bashkëpunim më të fortë ndërkombëtar për të shkatërruar rrjetet e kontrabandës dhe trafikimit, së bashku me krijimin e shtigjeve të sigurta dhe ligjore të migrimit për të zvogëluar vdekjet në det.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)