Grabitje si në filma, sulm ndaj një automjeti të blinduar në Itali dhe shkëmbim zjarri me policinë

Për të hapur makinën e blinduar, grabitësit përdorën eksploziv. Siç e konfirmojnë edhe pamjet video të shpërndara, shpërthimi ishte tejet i fuqishëm.

09.02.2026. 12:28

Grabitje si në filma, sulm ndaj një automjeti të blinduar në Itali dhe shkëmbim zjarri me policinë

Momente tmerri në superstradën që lidh Leçen me Brindisin në Itali. Një grup i armatosur sulmoi një automjet të blinduar, duke shkaktuar edhe një përplasje të armatosur me policinë gjatë arratisjes. Ngjarja ndodhi pranë Tuturano-s, duke rikthyer skena tipike të filmave në rrugët e Pulia-s.

Sipas rindërtimeve të para, grabitësit vendosën një kamion në mes të karrexhatës dhe i vunë flakën, duke detyruar automjetin e blinduar të ndalonte. Në aksion morën pjesë të paktën tetë persona, të cilët udhëtonin me tre automjete të pajisura me fenelina, të ngjashme me ato të forcave të rendit.

Për të hapur makinën e blinduar, grabitësit përdorën eksploziv. Siç e konfirmojnë edhe pamjet video të shpërndara, shpërthimi ishte tejet i fuqishëm. Ndërkohë, gjatë arratisjes në drejtim të Leçes, u regjistrua edhe një shkëmbim zjarri me forcat e policisë.

Ende nuk është e qartë nëse grabitja ka pasur sukses. Ekziston mundësia që në automjetin e blinduar të jetë aktivizuar sistemi mbrojtës me shkumë. Policia italiane njoftoi se pak minuta pas grabitjes, tre anëtarë të bandës u arrestuan në veri të Salentos. Ata u ndaluan teksa udhëtonin me një automjet të tipit “Alfa Romeo”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)