Të paktën tre persona kanë humbur jetën, mes tyre një fëmijë 10-vjeçar, si pasojë e sulmeve ruse me dronë që goditën gjatë natës qytetin portual të Odessës dhe rajonin verilindor të Kharkivit. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet lokale dhe shërbimet e ukrainase të emergjencës.
Në Odessa, një burrë 35-vjeçar mbeti i vrarë, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën nga bombardimet. Dëme u raportuan edhe në zona civile. Në rajonin e Kharkivit, ekipet e shpëtimit gjetën trupat e pajetë të një gruaje dhe djalit të saj 10-vjeçar, pas një sulmi me dronë në një zonë banimi.
Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencës së Ukrainës, forcat ruse kryen një sulm ajror me dronë gjatë natës mbi Bohodukhiv, në rajonin e Kharkivit. Një prej dronëve goditi drejtpërdrejt një banesë, duke e shkatërruar plotësisht. Personat që ndodheshin brenda mbetën të bllokuar nën rrënoja dhe u nxorën pa shenja jete nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Autoritetet theksojnë se në zonën e goditur nuk ndodheshin objekte ushtarake, ndërsa numri i të plagosurve nga sulmet e natës raportohet të jetë të paktën tre. Operacionet e shpëtimit dhe verifikimit të dëmeve janë ende në vijim.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)