Pas tragjedisë në Crans Montana natën e ndërimit të viteve ku humbën jetën 16 persona, bashkia zvicerane ka nisur kontrolle të rrepta, duke mbyllur kështu dhe një nga hotelet më të njohura të zonës.
Grfand Hotel du Golf & Palace u mbyll pasi pas inspektimeve objekti nuk përputhje me rregulloret e sigurisë nga zjarri. “Pavarësisht disa paralajmërimeve, Bashkia ka vënë re se masat e kërkuara të përputhshmërisë nuk janë zbatuar”, sipas një deklarate të lëshuar prej saj pasditen e të enjtes.
Afati i fundit, nga 16 dhjetori 2025 deri më 15 janar 2026, ka kaluar përsëri pa rezultat. Me kërkesë të drejtorit të sigurisë, bashkia vendosi të lëshojë një njoftim paraprak për mbylljen e hotelit. Pas procedurave, mbyllja u ratifikua nga Këshilli i Qytetit të enjten dhe policia u udhëzua që ta zbatonte menjëherë masën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)