Fabrika "fantazmë" që furnizon Rusinë me dronë vdekjeprurës dhe rekruton stafin përmes Tinder
Nga një zonë ekonomike special në një qendër kritike për industrinë ushtarake ruse. Selia e Alabuga-s është në Republikën e Tatarstanit, rreth 1,000 km në lindje të Moskës dhe stafin e rekruton përmes Tinder.
Alabuga dikur, jo shumë kohë më parë, paraqitej si vitrina e modernizimit rus. Një zonë e veçantë ekonomike, e projektuar për të tërhequr investime, njohuri dhe industri të përparuara.Sot, emri mbart një peshë të ndryshme dhe nuk është aspak një shembull "i shkëlqyer" i zhvillimit ekonomik dhe teknologjik rus. Alabuga është e lidhur drejtpërdrejt me prodhimin e dronëve të prodhuar në masë, por edhe me sulmet gjithnjë e më të shpeshta në qytetet dhe infrastrukturën energjetike të Ukrainës.
Zona Ekonomike Speciale Alabuga ndodhet pranë qytetit të Yelabuga, në Republikën e Tatarstanit, rreth 1,000 kilometra në lindje të Moskës. Ajo u krijua në vitin 2006 dhe mbulon një sipërfaqe prej rreth 3,900 hektarësh.
Është shtëpia e dhjetëra njësive industriale. Duma ruse dhe Presidenti i Rusisë i kanë dhënë rajonit një regjim të veçantë tatimor dhe doganor, si dhe kanë bërë investime të konsiderueshme në infrastrukturë në rajon.
Në letër, një projekt thjesht politik dhe ekonomik. Në praktikë, nga viti 2022 e tutje, Alabuga po shndërrohet në një nga hallkat më kritike në zinxhirin ushtarak rus.
Foto: Ministria e Mbrojtjes e Rusisë
Fabrika e dronëve
Brenda zonës, ndodhet një uzinë montimi për dronët Shahed, të njohur në Rusi si Geran-2. Këto janë avionë pa pilot të projektuar nga Irani që Moska i integroi masivisht në arsenalin e saj pas fazave të hershme të luftës në Ukrainë.
Konkretisht, ekipi më i lartë iranian mbërriti në rajon në vitin 2023 nën sekret të skajshëm dhe brenda pesë ditësh, konkretisht Krishtlindjeve të vitit 2023, u dha rusëve të gjitha specifikimet teknike jo vetëm të dronëve, por edhe të dizajnit që duhet të kishte fabrika, në mënyrë që, nga njëra anë, të rriste ndjeshëm prodhimin e saj dhe, nga ana tjetër, të mbante koston e ndërtimit sa më të ulët të jetë e mundur.
Prodhimi filloi në fund të vitit 2023. Në vitin 2024, ajo hyri në një fazë prodhimi masiv. Sot, bazuar në atë që raportojnë burimet ukrainase dhe të tjera perëndimore, kjo fabrikë e veçantë prodhon 300 dronë luftarakë të gatshëm për përdorim brenda 24 orëve. Grupet fillestare bazoheshin në komplete iraniane. Gradualisht, procesi po "nacionalizohet".
Më shumë komponentë rusë. Më pak varësi e drejtpërdrejtë nga importet. Duke anashkaluar sanksionet, jo drejtpërdrejt, por përmes rrjeteve dhe ndërmjetësve.
Vlerësimet perëndimore flasin për mijëra dronë në vit. Të lirë. Të shpenzueshëm. Idealë për të ngopur sistemet kundërajrore. Dhe më e rëndësishmja, armë psikologjike.
Punë përmes "rrëmbimeve"
Ana më e errët e Alabugës nuk ka të bëjë vetëm me produktet e saj, por edhe me njerëzit që i prodhojnë ato. Fabrika është mbështetur në një fuqi punëtore të huaj. Gra të reja nga vendet afrikane, Azia Qendrore dhe Azia Juglindore dhe, së fundmi, Amerika e Jugut. Të rekrutuara përmes programeve të "arsimit" dhe "trajnimit profesional", por kryesisht përmes aplikacioneve të takimeve si Tinder, por edhe fushatave me vlerë dhjetëra miliona euro në mediat sociale.
Narrativa është tërheqëse: "Ejani për një punë me pagë shumë të mirë dhe një leje qëndrimi për vite me radhë në Alabuga".
Në praktikë, më shumë se 1,000 gra që u “kapën” në rrjetat ruse e gjetën veten duke punuar në një mjedis jashtëzakonisht të rrezikshëm për shëndetin e tyre, pasi shumë nga fazat e prodhimit të dronëve përfshijnë kimikate jashtëzakonisht toksike, dhe jo në restorante, kafene dhe furra buke siç kishin aplikuar fillimisht. Në të njëjtën kohë, pasaportat e tyre janë mbajtur “ligjërisht ” nga rojet e fabrikës specifike, diçka që u ka ndodhur edhe punëtoreve ruse në objektet specifike.
Foto: Ministria e Mbrojtjes e Rusisë
Punonjësve në këtë strukturë u ndalohet gjithashtu të japin dorëheqjen, edhe pse kjo infrastrukturë është goditur të paktën katër herë që nga fundi i vitit 2023, kur u bë e njohur për kundërzbulimin ukrainas.
Projekti “Robotika e Hoteleve”
Kohët e fundit, burime që citojnë mediat amerikane raportojnë se një tjetër plan lufte ambicioz” i Moskës është në zhvillim e sipër në Alabuga. Brenda pak muajsh, Kremlini ka investuar 60 milionë dollarë dhe ka blerë 300 dronë kinezë, përfshirë ato më të përparuarit, si dhe ato që i përkasin kategorisë së përdorimit profesional ose shtëpiak. Këta dronë kinezë, të cilët nuk e përfshijnë drejtpërdrejt Pekinin me sanksionet perëndimore që janë vendosur në lidhje me furnizimin e Moskës me pajisje ushtarake, prodhohen në Vietnam në një fabrikë të krijuar ekskluzivisht për nevojat ruse.
Këta dronë transformohen në makina lufte në një mënyrë specifike dhe me kosto minimale, të cilat tashmë kanë provuar në fushat e Ukrainës se mund të jenë “përgjigja” ndaj “bllokadës” nga Starlink pasi sinkronizohen me satelitët kinezë dhe rusë.
Sipas të njëjtave burime, ky projekt i veçantë është jashtëzakonisht fitimprurës për Rusinë si ekonomikisht ashtu edhe produktivisht, pasi konvertimi që po ndodh në objektet e Alabugës mund të prodhojë lehtësisht më shumë se 500 dronë për turn 24-orësh.
Rëndësia e Alabugës shkon shumë përtej një fabrike. Së pari , funksionon si një mjet për rezistencë ndaj sanksioneve. Sa më shumë faza prodhimi të zhvillohen brenda Rusisë, aq më e vështirë bëhet bllokimi i saj në të vërtetë. Së dyti , është provë e prekshme e partneritetit ushtarak Moskë-Teheran. Jo në nivelin e deklaratave, por në linjat e prodhimit.
Së treti , nxit një lloj lufte me kosto të ulët dhe me konsum të lartë. Dronët e Alabugas nuk fitojnë territor. Ata gërryejnë shoqëritë. Ata thyejnë rutinat. Ata e shtyjnë mbrojtjen ajrore ukrainase në kufijtë e saj.
Së katërti, është një objektiv. Politik. Ushtarak. Simbolik. Ndodhet rreth 1,200 kilometra nga kufiri ukrainas. Larg, por jo i paarritshëm. Çdo diskutim i thellë i sulmeve ukrainase kalon domosdoshmërisht pranë emrit të saj. Alabuga nuk është vetëm një zonë industriale ku "çelësi" u ndryshua në luftë. Është një shembull se si ekonomia ruse u rikonfigurua për një konflikt të gjatë. Me fleksibilitet. Me cinizëm dhe me një kosto që nuk matet vetëm me para. Larg fronteve, por thellë në luftime.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Ministria e Jashtme izraelite, në një deklaratë të publikuar në platformën X dhe të shoqëruar me një video përkatëse, foli për "urrejtje të neveritshme antisemite", duke ia atribuuar përgjegjësinë politikës së qeverisë spanjolle.
Lideri i opozitës ka fituar 135 vende nga 199 në Parlamentin e Hungarisë, duke triumfuar në zgjedhje me mbi 45% të votave, ndërsa në një postim në Facebook ai tha se Orban e uroi në telefon për fitoren e tij.
Trump dhe Vance kanë një pikëpamje të ndryshme, se pas javësh lufte, Irani është dobësuar shumë dhe do të ishte e mençur të pranonte kërkesat e tyre, pavarësisht ngurrimit të mëparshëm.
Udhëtimi i rrallë shënon herën e parë që Netanjahu ka kaluar në Liban që nga fillimi i luftës me Iranin dhe vjen vetëm dy ditë para se Izraeli dhe Libani të planifikojnë të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Uashington.
Një anëtar i ekuipazhit të anijes amerikane përgjigjet dhe thotë se shkatërruesi është “në tranzit në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ndërsa oficeri ushtarak iranian i kthehet, duke thënë: ‘Ky është një paralajmërim i fundit’.
Trump po ashtu bëri me dije se SHBA-të do të fillojnë shkatërrimin e minave që Irani ka vendosur në ngushticë. "Çdo iranian që qëllon mbi ne ose anijet tona paqësore do të shkatërrohet në ferr!”, shkroi më tej Trump.
Nga monitorimi i çmimeve të biletave të avionit për disa destinacione turistike në Oqeanin Indian dhe Azi zbulohet "ana tjetër e krizës së Lindjes së Mesme", ndërsa nuk mohohet rreziku i rritjeve të ndjeshme të çmimeve për destinacionet që janë më afër dhe më të njohura.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Putin theksoi se Rusia mbetet e gatshme të kontribuojë në promovimin e një zgjidhjeje paqësore për situatën në Lindjen e Mesme.
Në muajt e fundit, disa të moshuar ishin ngarkuar në ambulancën që ai, si punonjës i Kryqit të Kuq, drejtonte. Ata gjithmonë mbërrinin të vdekur ose pranë vdekjes në spital.
Komente (0)