Luftë guerrile në Torino, policia sulmohet me molotov dhe çekiç, Meloni: Armiq të shtetit!
Qyteti Italian u kthye në qendrën e një lufte guerrile, mes grupe autonomistësh dhe anarkistësh që u përplasën fizikisht me forcat e rendit, e më pas në përfundim të marshimit kombëtar Askatasuna, hodhën drejt policisë flakadanë, gurë, shishe e koktej molotovi.
Ajo e së shtunës ishte një natë dhune në Torino. Qyteti Italian u kthye në qendrën e një lufte guerrile, mes grupe autonomistësh dhe anarkistësh që u përplasën fizikisht me forcat e rendit, e më pas në përfundim të marshimit kombëtar Askatasuna, hodhën drejt policisë flakadanë, gurë, shishe e koktej molotovi.
Përplasjet e dhunshme ndodhën pas Kampusit Einaudi, por edhe më herët në Corso Regina Margherita 47, ku ndodhej qendra sociale Askatasuna deri më 18 dhjetor dhe për gati 30 vjet.
Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe tymuese, në përleshjen që zgjati më shumë se një orë e gjysmë. Protestuesit ndërkohë ju vunë flakën kontejnerëve të mbeturinave, sendeve shtëpiake në anë të rrugës dhe madje edhe një automjeti të blinduar të policisë.
Çdo gjë që ishte në dispozicion u hodh në rrugë, nga karriget e dyqaneve të mbyllura deri te llambat e rrugës të shkulura. Të paktën tridhjetë oficerë policie mbetën të plagosur dhe kjo bëri që kyeministrja Giorgia Meloni të reagonte ashpër, duke thënë se në Torino s’kishte protestues, por armiq të shtetit.
“Ajo që ndodhi sot në Torino, gjatë marshimit të protestuesve kundër dëbimit të ndërtesës Askatasuna, është serioze dhe e papranueshme. Një dëbim legjitim i një ndërtese të zënë në mënyrë të paligjshme u përdor si pretekst për të shpërthyer dhunë, zjarr dhe sulme të organizuara, madje duke sulmuar edhe një automjet të blinduar policie", shkroi Meloni në rrjetet sociale duke publikuar videon ku shihet një oficer policie që goditet me shqelma nga turma e protestuesve.
Foto: X
“Imazhet e oficerit të sulmuar flasin vetë. Nuk kemi të bëjmë me protestues, por me individë që veprojnë si armiq të shtetit. Ata që paguan çmimin ishin policia, të detyruar të përballen me luftë të vërtetë guerrile, dhe disa gazetarë, të sulmuar gjatë kryerjes së punës së tyre. Solidariteti im i plotë shkon për ta, së bashku me atë të qytetarëve të plagosur, të cilët paguan çmimin e dhunës së verbër dhe të qëllimshme", shtoi Meloni.
Sa i përket oficerit që shihet në videon e publikuar nga Meloni, mediat italiane raportojnë se ai pësoi disa mavijosje dhe një plagë me çekiç në kofshën e majtë, por gjendja e tij është stabile.
“E gjeta veten vetëm mes burrave me kapuç. Nuk e di sa ishin, por ishin shumë. Rashë në tokë, humba helmetën ndërsa po më godisnin me shqelma. U përpoqa të mbroja kokën, pastaj ndjeva një dhimbje të tmerrshme në kofshë”, deklaroi oficeri i plagosur pas ngjarjes.
29-vjeçari, i cili shërben në Njësinë Mobile të Padovës, shtoi: "Jam mirë dhe ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Po bëja vetëm detyrën time."
“Imazhet e rrahjes frikacake dhe të përçmuar të një oficeri policie nga këto skuadra të kuqe konfirmojnë urgjencën e përdorimit të mjeteve të reja dhe më të forta për të mposhtur autorët e dhunshëm dhe kriminelët që fshihen pas lëvizjeve dhe të drejtës për të demonstruar.”
Këto janë fjalët që Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi përdori për të komentuar videon e rrahjes që qarkulloi në internet. "Javën tjetër do të diskutojmë dhe do të punojmë për të propozuar rregullore të reja edhe për këtë. Republika Italiane tashmë e ka mposhtur terrorizmin dhe do ta mposhtë gjithashtu këtë lëvizje antagoniste, e cila tani është qartësisht subversive", shtoi ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Ministria e Jashtme izraelite, në një deklaratë të publikuar në platformën X dhe të shoqëruar me një video përkatëse, foli për "urrejtje të neveritshme antisemite", duke ia atribuuar përgjegjësinë politikës së qeverisë spanjolle.
Lideri i opozitës ka fituar 135 vende nga 199 në Parlamentin e Hungarisë, duke triumfuar në zgjedhje me mbi 45% të votave, ndërsa në një postim në Facebook ai tha se Orban e uroi në telefon për fitoren e tij.
Trump dhe Vance kanë një pikëpamje të ndryshme, se pas javësh lufte, Irani është dobësuar shumë dhe do të ishte e mençur të pranonte kërkesat e tyre, pavarësisht ngurrimit të mëparshëm.
Udhëtimi i rrallë shënon herën e parë që Netanjahu ka kaluar në Liban që nga fillimi i luftës me Iranin dhe vjen vetëm dy ditë para se Izraeli dhe Libani të planifikojnë të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Uashington.
Një anëtar i ekuipazhit të anijes amerikane përgjigjet dhe thotë se shkatërruesi është “në tranzit në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ndërsa oficeri ushtarak iranian i kthehet, duke thënë: ‘Ky është një paralajmërim i fundit’.
Trump po ashtu bëri me dije se SHBA-të do të fillojnë shkatërrimin e minave që Irani ka vendosur në ngushticë. "Çdo iranian që qëllon mbi ne ose anijet tona paqësore do të shkatërrohet në ferr!”, shkroi më tej Trump.
Nga monitorimi i çmimeve të biletave të avionit për disa destinacione turistike në Oqeanin Indian dhe Azi zbulohet "ana tjetër e krizës së Lindjes së Mesme", ndërsa nuk mohohet rreziku i rritjeve të ndjeshme të çmimeve për destinacionet që janë më afër dhe më të njohura.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Putin theksoi se Rusia mbetet e gatshme të kontribuojë në promovimin e një zgjidhjeje paqësore për situatën në Lindjen e Mesme.
Në muajt e fundit, disa të moshuar ishin ngarkuar në ambulancën që ai, si punonjës i Kryqit të Kuq, drejtonte. Ata gjithmonë mbërrinin të vdekur ose pranë vdekjes në spital.
Komente (0)