Aeroporti Domodedovo në Moskë, dikur simbol i suksesit të sipërmarrjes private ruse dhe një nga nyjet kryesore ajrore të vendit, është shitur javën e kaluar me një çmim që analistët e konsiderojnë “shumë poshtë vlerës reale”.
Pas sekuestrimit nga shteti rus vitin e kaluar, aeroporti u nxor në ankand dhe u ble për vetëm 880 milionë dollarë, gati gjysma e çmimit fillestar prej 1.7 miliardë dollarësh. Blerësi është Sheremetyevo, një kompani e lidhur drejtpërdrejt me Kremlinin dhe me oligarkun Arkady Rotenberg, mik i afërt i presidentit Vladimir Putin.
Domodedovo, i privatizuar në vitet ’90, ishte kthyer në një qendër moderne për kompani prestigjioze si British Airways dhe Lufthansa. Por pas izolimit ndërkombëtar të Rusisë dhe një borxhi rreth 1 miliard dollarë, aeroporti ka pësuar rënie drastike. Edhe pse në vitin 2023 u hap një terminal i ri, sot ai qëndron pothuajse bosh, ndërsa fluksi i pasagjerëve ka rënë në 14 milionë në vit, rreth gjysma e nivelit para pandemisë.
Gjykata ruse urdhëroi konfiskimin e aeroportit nga miliarderi Dmitry Kamenshchik, duke argumentuar se bëhet fjalë për një “ndërmarrje strategjike”.
Analistët paralajmërojnë se ky trend synon më shumë pasurimin e rrethit të ngushtë të Kremlinit sesa forcimin e financave publike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)