Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se gjatë orëve të natës sistemet e mbrojtjes ajrore kanë neutralizuar dhe shkatërruar 18 dronë ukrainas mbi disa rajone të Federatës Ruse.
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, e cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”, pesë prej dronëve janë rrëzuar mbi territorin e Krimesë. Në bilancin e publikuar, dy dronë u rrëzuan mbi Detin e Zi, dy në rajonin e Rostovit, ndërsa të tjerët u neutralizuan në rajonet Astrakhan dhe Kursk.
Ky zhvillim vjen vetëm disa orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte deklaruar ndalimin e përkohshëm të luftimeve, për shkak të valës së fortë të të ftohtit që pritet të përfshijë Ukrainën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)