Thriller në Francë, rrëmbehet dhe torturohet çifti, grabitësit i marri 8 milionë euro në kriptovaluta

Mediat në Francë raportojnë se tre burra të maskuar rrëmbyen, rrahën dhe përfundimisht detyruan një çift nga rajoni perëndimor i vendit që të transferonte rreth 8 milionë euro në kriptovaluta në portofolet e tyre digjitale.

Burimi: Le Parisien

19.12.2025. 20:41

Thriller në Francë, rrëmbehet dhe torturohet çifti, grabitësit i marri 8 milionë euro në kriptovaluta

Rastet ku individë që zotërojnë portofole milionësh në kriptovaluta, rrëmbehen, dhunohen ose torturohen janë shtuar në Europë. Së fundmi mediat në Francë raportojnë se tre burra të maskuar rrëmbyen, rrahën dhe përfundimisht detyruan një çift nga rajoni perëndimor i vendit që të transferonte rreth 8 milionë euro në kriptovaluta në portofolet e tyre digjitale.

Autorët, një "grup i strukturuar kriminal", sipas hetimit, hynë me forcë në shtëpinë e çiftit në bregdetin e La Rochelle natën e së mërkurës ndaj të enjtes. “Ata e lidhën gruan dhe partnerin e saj, të cilët i rrahën për gati 2 orë , duke kërkuar që viktimat e tyre të depozitonin kriptovaluta”, shpjegoi prokurori i Rennes, Frederic Teillet, në një njoftim për shtyp.

Një hetim është nisur për akuza që përfshijnë zhvatje nga një organizatë kriminale, ndalim të paligjshëm dhe formimin e një bande me qëllim përgatitjen e krimeve.

Rrëmbimet ose tentativat për rrëmbime të lidhura me kriptovalutat kanë qenë në rritje në Francë në muajt e fundit. Në fillim të janarit, një burrë 56-vjeçar u gjet në bagazhin e një makine pranë Le Mans, qindra kilometra larg shtëpisë së tij në Francën lindore. Sipas mediave franceze, ai ishte babai i një influencuesi të kriptomonedhave me bazë në Dubai.

Më pas, në fund të janarit, bashkëthemeluesi i kompanisë së portofolit të kriptomonedhave Ledger, David Ballant, dhe partnerja e tij u rrëmbyen në Cher. Ballant, të cilit i ishte prerë një gisht, u lirua gjatë një operacioni policor, ndërsa partnerja e tij u gjet e lidhur në një automjet.

Në Paris, më 1 maj, babai i një menaxheri kriptomonedhash me bazë në Maltë u rrëmbye. Edhe në këtë rast agresorët i prenë një gisht dhe kërkonin një shpërblim prej miliona eurosh, por ai u lirua pas 58 orësh.

Disa ditë më vonë, më 13 maj, një video u bë virale e tentativës së rrëmbimit të vajzës dhe nipit të CEO-s së kompanisë së kriptomonedhave Paymium. Në secilin prej këtyre rasteve, të dyshuarit u arrestuan, u akuzuan dhe u lanë në paraburgim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)