Gjysmë metri borë dhe temperatura -10 gradë, vala e të ftohtit arktik do të godasë Europën

Një valë e fuqishme e të ftohtit arktik do të godasë Europën më 23 dhjetor, duke paralajmëruar Krishtlindje të bardha thuajse në pjesën më të madhe të saj.

17.12.2025. 18:42

Gjysmë metri borë dhe temperatura -10 gradë, vala e të ftohtit arktik do të godasë Europën

Një valë e fuqishme e të ftohtit arktik do të godasë Europën më 23 dhjetor, duke paralajmëruar Krishtlindje të bardha thuajse në pjesën më të madhe të saj. Sipas meteorologëve probabiliteti i reshjeve të borës po rritet në Gjermaninë jugore dhe juglindore, si dhe në pjesë të mëdha të Austrisë.

Pjesa më e madhe e Gjermanisë mund të shijojë një Krishtlindje të bardhë pas një kohe të gjatë, sipas parashikimit për dhjetë ditët e ardhshme të publikuara nga versioni gjerman i Ëeather Channel. Sipas meteorologut Jan Schenk, gjithnjë e më shumë modele moti parashikojnë se një masë ajrore arktike do të depërtojë në Evropë deri në mesin e javës së ardhshme, duke sjellë borë dhe ajër të ftohtë siberian rreth Krishtlindjeve.

Temperaturat do të bien ndjeshëm më 23 dhjetor dhe në ditët në vijim, pasi ajri i ftohtë nga lindja do të rrjedhë në Gjermani dhe më në jug të kontinentit.

"Disa modele moti po tregojnë fillimin e një dimri të vërtetë. Por disa të tjera ende po luhaten disi midis një modeli mjaft të ftohtë të motit të Krishtlindjeve dhe një të ftohti të vërtetë siberian me erëra lindore, ditë të ftohta dhe temperatura minimale shumë të ulëta", thotë Schenk.

Ai shtoi se është e sigurt që zona e presionit të lartë do të përhapet në të gjithë Evropën veriore dhe mund të sjellë erëra të akullta lindore. Temperaturat maksimale më 26 dhjetor mund të variojnë nga -10 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa më të ngrohtat do të jenë në rajonin e Rinit të Epërm dhe më të ftohtat përgjatë skajit të Alpeve gjermane.

Sa i përket pragut të Krishtlindjeve, parashikimi aktual i motit do t’i gëzojë shumë njerëz në Gjermani, Austri dhe ndoshta Çeki e Poloni.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)