Forcat e Armatosura Turke kanë rrëzuar një mjet ajror pa pilot që po i afrohej hapësirës ajrore të tyre nga veriu mbi Detin e Zi.
Në një deklaratë, Ministria turke e Mbrojtjes tha se avioni i paidentifikuar po monitorohej në përputhje me procedurat standarde.
"Për të siguruar sigurinë e hapësirës ajrore, avionët F-16 që i përkisnin forcave të NATO-s dhe forcave kombëtare ndërmorën një mision reagimi të shpejtë. Avioni në fjalë u identifikua si një mjet ajror pa pilot që u konsiderua jashtë kontrollit. Për të shmangur çdo situatë të mundshme negative, ai u rrëzua në një zonë të sigurt jashtë zonave të populluara”, thuhet në deklaratë.
Në deklratë nuk përmendet lloji apo origjina e dronit, por duhet theksuar se Turqia në muajt e fundit ka hasur në një sërë incidentesh të tilla në brigjet e Detit të Zi, ku dronë rusë apo ukrainas i afrohen hapësirës së saj ajrore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)