Erdogan pas takimit me Putin: Paqja në Ukrainë është pranë

Presidenti i Turqisë, Erdogan deklaroi se paqja në Ukrainë është pranë. Deklarata e Erdogan vjen pas vizitës së tij në Turkmenistan ku u takua me presidentin Putin.

Burimi: Anadolu Agency

14.12.2025. 11:53

Erdogan pas takimit me Putin: Paqja në Ukrainë është pranë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se perspektivat për paqe në Ukrainë janë pozitive dhe se angazhimi i mëtejshëm diplomatik mund të pasojë së shpejti përpjekjet e udhëhequra nga Moska dhe Uashingtoni.

Duke folur për gazetarët në bordin e avionit gjatë kthimit nga Turkmenistani, Erdogan tha se Ankaraja shpreson të zhvillojë bisedime edhe me presidentin amerikan, Donald Trump, për të diskutuar një plan të mundshëm paqeje, pas takimit që zhvilloi me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

“Pas këtij takimi me Putinin, shpresojmë të kemi mundësinë të diskutojmë edhe planin e paqes me presidentin amerikan Trump. Paqja nuk është larg, mund ta shohim”, u shpreh Erdogan.

Presidenti turk bëri të ditur se bisedimet me Putinin u fokusuan kryesisht në luftën në Ukrainë dhe në iniciativat diplomatike që synojnë përfundimin e konfliktit.

“Ne vlerësuam kontributet që vendi ynë mund të japë në përpjekjet për paqe. Dialogun e nisur përmes përpjekjeve të Trumpit e shohim pozitiv”, tha Erdogan, duke theksuar se qëndrimi i Turqisë është i qartë dhe i kuptueshëm për të gjitha palët e përfshira.

Ai paralajmëroi gjithashtu kundër shndërrimit të Detit të Zi në një zonë konfrontimi, duke nënvizuar rëndësinë e sigurisë dhe lirisë së lundrimit për të gjitha vendet e rajonit.

“Deti i Zi nuk duhet të shihet si një arenë rivaliteti. Kjo nuk do t’i sillte dobi as Rusisë dhe as Ukrainës. Të gjitha palët kanë nevojë për siguri dhe stabilitet”, tha presidenti turk.

Duke folur për Sirinë, Erdogan e cilësoi marrëveshjen e 10 marsit si thelbësore për të ardhmen e vendit dhe rajonit, duke theksuar se zbatimi i saj i plotë do të ishte në interesin e të gjithë sirianëve, pa dallim etnie apo përkatësie fetare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)