Do sulmonin tregun e Krishtlindjeve, 5 të arrestuar në Gjermani

Policia gjermane ka vënë në pranga 5 të huaj, të cilët po përgatiteshin të sulmonin një treg Krishtlindjesh. Të arrestuarit janë 3 marokenë, një sirian dhe një egjiptian.

Burimi: Bild

14.12.2025. 09:09

Do sulmonin tregun e Krishtlindjeve, 5 të arrestuar në Gjermani

Autoritetet gjermane kanë arrestuar 5 persona në zonën e Dingolfing, në jug të Gjermanisë, nën dyshimin se po planifikonin një sulm ndaj një tregu të Krishtlindjeve.

Sipas informacioneve zyrtare dhe raportimeve të mediave gjermane, të arrestuarit janë tre shtetas marokenë, një egjiptian dhe një sirian.

Arrestimet u kryen pas marrjes së informacionit të besueshëm nga një agjenci e huaj e inteligjencës, e cila paralajmëroi autoritetet gjermane për rrezikun e mundshëm.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se të dyshuarit dyshohet se kishin motive ekstremiste dhe se po diskutonin mundësinë e kryerjes së një sulmi gjatë periudhës festive, kur tregjet e Krishtlindjeve frekuentohen nga një numër i madh qytetarësh.

Mediat raportojnë se në mesin e të dyshuarve ndodhet edhe një imam lokal, i cili dyshohet se ka pasur rol nxitës në planin e supozuar.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të sakta mbi objektivin konkret, mënyrën e sulmit apo fazën në të cilën ndodhej plani.

Ministria e Brendshme e Bavarisë ka deklaruar se ndërhyrja e shpejtë e forcave të sigurisë ka shmangur një rrezik serioz për sigurinë publike. Ndërkohë, policia gjermane ka shtuar masat e sigurisë në tregjet e Krishtlindjeve në mbarë vendin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)