Grabitet furgoni i blinduar në Itali, komandoja e armatosur merr 300 mijë euro

Persona të armatosur kanë kryer një grabitje në mes të një autostrade në Itali. Ata kanë ndaluar një furgon të blinduar nën kërcënimin e armëve dhe kanë marrë prej aty rreth 300 mijë euro.

Burimi: Ansa

12.12.2025. 07:45

Grabitet furgoni i blinduar në Itali, komandoja e armatosur merr 300 mijë euro

Një grabitje e armatosur ka tronditur pasditen e së enjtes autostradën shtetërore 655 drejt Foggia në Itali, ku një furgon i blinduar u ndalua me forcë dhe u sulmua nga një komando e armatosur, në një skenar që i ngjan filmave aksion.

Sipas të dhënave paraprake, dy automjete i prenë rrugën furgonit të blinduar, duke e detyruar të ndalojë në korsinë e emergjencës. Pas bllokimit, 8 persona të armatosur zbritën me shpejtësi dhe qëlluan disa herë në ajër me pushkë, për të paralajmëruar rojet e sigurisë brenda mjetit.

Më pas, grabitësit, dyshohet me ndihmën e një pajisjeje shpërthyese, arritën të hapin me forcë derën e pasme të furgonit. Me shpejtësi, ata morën çantat me para dhe u zhdukën me mjetet e tyre para se të mbërrinin forcat e rendit.

Pavarësisht intensitetit të sulmit dhe të shtënave, fatmirësisht nuk u raportuan të lënduar.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë oficerët e policisë së autostradës San Severo dhe skuadra mobile e Foggias, të cilët po hetojnë çdo pistë për identifikimin e autorëve.

Plaçka e grabitur vlerësohet rreth 300 mijë euro. Hetimet janë në zhvillim, ndërsa kontrollet në zonë janë intensifikuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)