Zelensky: Trump kërkon që Ukraina të tërhiqet nga Donbas, vendimi i takon popullit

Zelensky theksoi rëndësinë e garancive të sigurisë për vendin e tij, të cilat duhet të përfshijnë elementë të fortë të ndikimit europian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

11.12.2025. 19:48

Zelensky: Trump kërkon që Ukraina të tërhiqet nga Donbas, vendimi i takon popullit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se vendimi për tërheqjen nga Donbasi duhet të merret nga populli ukrainas. Sipas tij, tërheqja nga kjo zonë e luftës është kërkesë e presidentit amerikan, Donald Trump dhe jo e Rusisë.

“Rusët duan të gjithë Donbas-in, por natyrisht që ne nuk e pranojmë. Amerikanët po kërkojnë të gjejnë një zgjidhje. Kanë diskutuar çështjen e ‘zonës së lirë ekonomike’. Kështu e quajnë amerikanët, ndërsa rusët përdorin termin ‘zonë e çmilitarizuar’. Diskutimet vazhdojnë, secila palë ka pozicionin e saj dhe asnjë akord nuk është arritur”, pohoi presidenti ukrainas.

Një tjetër element për të cilin nuk ka ende marrëveshje, është edhe centrali bërthamor në Zaporizhia. Zelensky theksoi rëndësinë e garancive të sigurisë për vendin e tij, të cilat duhet të përfshijnë elementë të fortë të ndikimit europian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

“Zhvilluam një mbledhje të Koalicionit të Vullnetarëve, një format i rëndësishëm për të mbështetur sigurinë e Ukrainës sot dhe në të ardhmen. Po punojmë që garancitë e sigurisë të jenë të besueshme”, tha ndër të tjera presidenti i Ukrainës, pasi sipas tij “sulmet e Rusisë nuk ndalen, dhe duhet të ketë një mbrojtje më të madhe të jetës, në mënyrë që diplomacia të mund të punojë për një paqe të drejtë”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)