“Wall Street Journal”: NATO me plan B në rast largimi të SHBA nga aleanca

Plani ka nisur të diskutohet që vitin e kaluar, por ka marrë vrull të ri pas deklaratave dhe politikave të presidentit amerikan Donald Trump.

Burimi: Wall Street Journal

15.04.2026. 09:44

“Wall Street Journal”: NATO me plan B në rast largimi të SHBA nga aleanca

Evropa po përshpejton përgatitjet për një plan të ri mbrojtës që synon të ruajë aftësitë e saj ushtarake në rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës reduktojnë ose tërhiqen nga roli i tyre brenda NATO.

Sipas një raporti të publikuar nga “Wall Street Journal”, zyrtarë evropianë po punojnë për krijimin e një strukture të quajtur joformalisht “NATO evropiane”, e cila do të synonte të zhvendoste më shumë përgjegjësi komanduese dhe operacionale tek vendet evropiane, duke ulur varësinë nga SHBA-ja.

Plani ka nisur të diskutohet që vitin e kaluar, por ka marrë vrull të ri pas deklaratave dhe politikave të presidentit amerikan Donald Trump, përfshirë kritikat ndaj aleatëve dhe tensionet e fundit në politikën ndërkombëtare.

Sipas raportit, një rol të rëndësishëm në avancimin e këtij projekti ka luajtur edhe Gjermania e cila ka shtyrë diskutimet drejt një faze më praktike dhe konkrete, duke ndihmuar në strukturimin e planit.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është që SHBA të mbetet pjesë e NATO-s, por njëkohësisht vendet evropiane të marrin gradualisht më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e kontinentit dhe për operacionet ushtarake në të ardhmen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)