Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara, ku një person që po ndiqej prej disa kohësh nga policia ndaloi papritur… për të mbushur serbatorin e makinës me karburant.
Mediat lokale po transmetonin direkt ndjekjen me pamje nga helikopteri, kur u bëfasuan nga ajo që panë. Teksa ishte në arrati dhe ndiqej nga forcat e rendit, i dyshuari u fut në një pikë karburanti, mbushi makinën me qetësi sikur të mos kishte asgjë të pazakontë, dhe më pas u largua sërish me shpejtësi.
Duke shfrytëzuar faktin që po ndiqej nga forca të pakta policie, poshtë një nënkalimi rrugor burri doli nga makina në ecje. Ai e vazhdoi arratinë në këmbë, ndërsa automjeti u përplas me një shtyllë. Skena është cilësuar nga dëshmitarët si “në filma”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)