Autoritetet në Kanada kanë identifikuar autorin e sulmit në shkollën e mesme në Tumbler Ridge ku 10 persona u vranë me armë zjarri dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas mediave kanadeze autori është identifikuar si Jesse Strang, një transgjinore 18-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar për mediat dhe nga Russell G. Strang, xhaxhai i transgjinores që hyri në shkollë e armatosur dhe nisi të qëllonte ndaj të pranishmëve.
Autoritetet kanadeze vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë.
Qyteti Tumbler Ridge në Malet Shkëmbore Kanadeze është më shumë se 1,000 kilometra në veri të Vankuverit, pranë kufirit me Albertën. Faqja e internetit e qeverisë provinciale e rendit Shkollën e Mesme Tumbler Ridge si shkollë me 175 nxënës nga klasat 7 deri në 12.
Kryeministri i Kolumbisë Britanike David Eby u tha gazetarëve se oficerët e policisë arritën në shkollë brenda dy minutash.
Ata gjetën shtatë persona të vdekur, përfshirë të dyshuarin që mendohet se qëlloi vete pas krimit. Një person i tetë vdiq ndërsa po transportohej për në spital, dhe dy të tjerë u gjetën të vdekur në një shtëpi që autoritetet besojnë se ishte e lidhur me sulmin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)