Tre anëtarë të ekuipazhit të kompanisë ajrore British Airways janë dërguar me urgjencë në spital pasi një pasagjer u kishte dhënë ëmbëlsira që përmbanin kanabis, pa i informuar për përmbajtjen e tyre. Ngjarja ndodhi pas mbërritjes së fluturimit nga Londra në Los Angeles.
Sipas raportimeve, ekuipazhi konsumoi ëmbëlsira që përmbanin deri në 300 mg THC, përbërësi psikoaktiv i marijuanës, duke përjetuar çrregullime të forta. Fatmirësisht, ato u konsumuan vetëm pas uljes së avionit, çka shmangu rrezikun gjatë fluturimit.
Burime për mediat britanike bëjnë me dije se ëmbëlsirat u ndanë në autobusin e ekuipazhit, ndërsa stafi i lodhur i konsumoi pa dyshime. “Pothuajse menjëherë u kuptua se diçka nuk shkonte. Tre prej tyre filluan të ndiheshin të frikësuar dhe të hutuar”, tha një burim.
Gjendja e tyre u përkeqësua gjatë rrugës për në hotel, duke detyruar dërgimin e tyre në spital për trajtim. Kompania ajrore ka nisur një hetim për të identifikuar pasagjerin përgjegjës, i cili mund të përballet me akuza të shumta penale.
British Airways konfirmoi incidentin, duke deklaruar se ekuipazhi tashmë është shëruar dhe se për fluturimin e kthimit u angazhua një staf zëvendësues.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)