Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump doli publikisht në mbrojtje të sekretares për Sigurinë e Brendshme, Kristi Noem. Kjo e fundit po përballet me kërkesa për dorëheqje dhe me kërcënime për procedurë shkarkimi nga Partia Demokratike.
Reagimi i Trump erdhi pas polemikave të forta që kanë shpërthyer lidhur me operacionet kundër emigracionit të paligjshëm në Minneapolis, gjatë të cilit humbën jetën dy protestues amerikanë. Demokratët e kanë akuzuar Noem për përgjegjësi politike në menaxhimin e situatës.
Por, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij “Truth Social”, Trump i ka hedhur poshtë akuzat, duke e cilësuar sulmin ndaj saj si të motivuar politikisht. “Të çmendurit e së majtës radikale, kryengritës, agjitatorë dhe kriminelë po sulmojnë sekretaren e Sigurisë së Brendshme, Kristi Noem sepse është grua dhe se ka bërë një punë vërtet të shkëlqyer”, shkruante presidenti amerikan.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)