Nis në Mar-a-Lago takimi për paqen, Trump shtrëngon duart me Zelenskin: Jemi afër një marrëveshjeje
Presidenti amerikan Donald trump ka nisur takimin me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në kompleksin e tij në Mar-a-lago, ku pritet të vendosen pika të forta për arritjen e një marrëveshjeje për fundin e luftës me Rusinë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Mar-a-Lago për një takim me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në një moment kyç për përpjekjet diplomatike drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.
Duke folur përkrah Zelenskit jashtë rezidencës së tij, Trump deklaroi se beson se ka përgatitje konkrete për një marrëveshje paqeje dhe se presidenti rus Vladimir Putin është “serioz për paqen”.
“Shumë njerëz kanë vdekur dhe mendoj se të dy presidentët duan të bëjnë një marrëveshje”, tha Trump. “Unë besoj se kemi përgatitjet për një marrëveshje që është e mirë për Ukrainën, e mirë për të gjithë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme”, shtoi ai.
Trump shtoi se çdo marrëveshje do të përfshijë garanci të forta sigurie për Ukrainën dhe theksoi rolin e Evropës në këtë proces.
“Do të ketë një marrëveshje të fortë sigurie për Ukrainën dhe kombet evropiane janë shumë të përfshira. Mendoj se kombet evropiane kanë qenë vërtet të shkëlqyera dhe shumë në përputhje me arritjen e një marrëveshjeje. Ose do të përfundojë shpejt ose do të vazhdojë për një kohë të gjatë dhe miliona njerëz të tjerë do të vdesin. Askush nuk e dëshiron këtë. Unë besoj se mund të ecim shumë shpejt.”
Nga ana e tij, Zelenski falënderoi Trumpin për pritjen dhe theksoi rëndësinë e bisedimeve. “Ju falënderoj për pritjen dhe shpresoj që këto bisedime të sjellin paqe sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.
Bisedimet po zhvillohen në sallën e ngrënies së Mar-a-Lagos, me delegacionin ukrainas në njërën anë të tryezës dhe atë amerikan përballë. Zelenski i tha Trumpit se kjo ishte hera e tij e parë në Mar-a-Lago, ndërsa Trump komentoi se ambienti është “shumë i favorshëm për marrëveshje”.
Foto: AP/Alex Brandon
Në takim po marrin pjesë figura të larta të administratës amerikane, përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, Shefen e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles, si dhe të dërguarit specialë Steve Witkoff dhe Jared Kushner. I pranishëm është gjithashtu Gjenerali Dan Caine, kryetar i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së.
Trump nënvizoi se një marrëveshje paqeje mund të sjellë edhe përfitime të mëdha ekonomike për Ukrainën.
“Ka përfitime të mëdha ekonomike për Ukrainën sepse ka shumë për të rindërtuar”, tha ai. “Ka pasuri të mëdha dhe potencial të madh. Ka një përfitim të madh ekonomik për Ukrainën.”
Takimi në Mar-a-Lago shihet si një hap i rëndësishëm diplomatik, ndërsa vëmendja ndërkombëtare mbetet e fokusuar nëse këto bisedime do të çojnë drejt një marrëveshjeje konkrete për t’i dhënë fund luftës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Ministria e Jashtme izraelite, në një deklaratë të publikuar në platformën X dhe të shoqëruar me një video përkatëse, foli për "urrejtje të neveritshme antisemite", duke ia atribuuar përgjegjësinë politikës së qeverisë spanjolle.
Lideri i opozitës ka fituar 135 vende nga 199 në Parlamentin e Hungarisë, duke triumfuar në zgjedhje me mbi 45% të votave, ndërsa në një postim në Facebook ai tha se Orban e uroi në telefon për fitoren e tij.
Trump dhe Vance kanë një pikëpamje të ndryshme, se pas javësh lufte, Irani është dobësuar shumë dhe do të ishte e mençur të pranonte kërkesat e tyre, pavarësisht ngurrimit të mëparshëm.
Udhëtimi i rrallë shënon herën e parë që Netanjahu ka kaluar në Liban që nga fillimi i luftës me Iranin dhe vjen vetëm dy ditë para se Izraeli dhe Libani të planifikojnë të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Uashington.
Një anëtar i ekuipazhit të anijes amerikane përgjigjet dhe thotë se shkatërruesi është “në tranzit në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ndërsa oficeri ushtarak iranian i kthehet, duke thënë: ‘Ky është një paralajmërim i fundit’.
Trump po ashtu bëri me dije se SHBA-të do të fillojnë shkatërrimin e minave që Irani ka vendosur në ngushticë. "Çdo iranian që qëllon mbi ne ose anijet tona paqësore do të shkatërrohet në ferr!”, shkroi më tej Trump.
Nga monitorimi i çmimeve të biletave të avionit për disa destinacione turistike në Oqeanin Indian dhe Azi zbulohet "ana tjetër e krizës së Lindjes së Mesme", ndërsa nuk mohohet rreziku i rritjeve të ndjeshme të çmimeve për destinacionet që janë më afër dhe më të njohura.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Putin theksoi se Rusia mbetet e gatshme të kontribuojë në promovimin e një zgjidhjeje paqësore për situatën në Lindjen e Mesme.
Në muajt e fundit, disa të moshuar ishin ngarkuar në ambulancën që ai, si punonjës i Kryqit të Kuq, drejtonte. Ata gjithmonë mbërrinin të vdekur ose pranë vdekjes në spital.
Komente (0)