Marina amerikane bën me dije se ka goditur një anije në ujërat ndërkombëtare në Paqësorin Lindor, e cila dyshohet se po transportonte lëndë narkotike në drejtim të brigjeve të SHBA.
Sipas të dhënave nga Komanda Jugore, si pasojë e sulmit raportohet për të paktën një viktimë dhe disa të plagosur.
Komanda Jugore ka postuar dhe një video 24 sekondëshe të sulmit, ku shfaqet anija e dyshuar teksa goditet e shpërthen në flakë.
Në javët e fundit, SHBA ka nisur një operacion të quajtur “Shtiza Jugore” në Paqësor, përmes të cilit synon të frenojë trafikun e drogës ka vendet e Amerikës Latine, sidomos Venezuela.
Deri në këto momente janë goditur disa mjete lundruese të dyshimta, teksa dhjetëra persona kanë humbur jetën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)