Zjarr në nënstacion le San Franciskon pa drita, 130,000 banorë në terr

Një pjesë e madhe e qytetit të San Fraciskos ka mbetur në terr, pasi një zjarr në një nënstacion ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë. Autoritetet kanë deklaruar se po punojnë për riparimin e defektit.

Burimi: BBC

21.12.2025. 18:31

Zjarr në nënstacion le San Franciskon pa drita, 130,000 banorë në terr

Rreth 130,000 banorë të San Franciskos kanë mbetur pa energji elektrike pas një ndërprerjeje të furnizimit, njoftoi Pacific Gas & Electric Company, kompania kryesore e energjisë në qytet.

Ndërprerja ka shkaktuar shqetësime të mëdha, pasi disa semaforë kanë dalë jashtë funksionit, duke rritur rrezikun për aksidente dhe kaos në trafikun e qytetit.

Kryebashkiaku i San Franciskos, Daniel Lurie, ka kërkuar që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në shtëpi deri në zgjidhjen e situatës.

“Nëse nuk keni nevojë të udhëtoni sonte, ju lutemi të mos dilni dhe të qëndroni në shtëpi,” u shpreh Lurie, duke shtuar se autoritetet do të intensifikojnë praninë në kryqëzime për të siguruar qarkullimin e sigurt të qytetarëve dhe për të mbajtur rendin publik.

Përveç shqetësimeve të sigurisë në rrugë, autoritetet po monitorojnë situatën për të riparuar sa më shpejt defektin dhe rikthimin e energjisë, pasi edhe disa shërbime të tjera jetike nuk kanë furnizim.

Deri në këto momente raportohet se ndërprerja e energjisë ka ardhur si pasojë e një zjarri në një nënstacion, teksa kompania Pacific Gas & Electric ka njoftuar se është duke punuar për të zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)