“90% e çështjeve janë dakordësuar”, Trump: Paqja në Ukrainë, më afër se kurrë

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh optimist se paqja në Ukrainë është më afër se kurrë, pas një diskutimi me liderët evropianë. “Rusia ashtu edhe Ukraina thonë se duan fundin e konfliktit”, tha mes të tjerash presidenti.

Burimi: BBC

15.12.2025. 22:53

“90% e çështjeve janë dakordësuar”, Trump: Paqja në Ukrainë, më afër se kurrë

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh optimist se paqja në Ukrainë është më afër se kurrë, pas një diskutimi me liderët evropianë, duke theksuar se SHBA gëzon mbështetje të fortë nga Evropa dhe se Rusia ashtu si edhe Ukraina deklarojnë se duan fundin e luftës.

“Gjërat duket se po ecin mirë, edhe pse këtë e kemi thënë edhe më parë. Liderët evropianë duan përfundimin e luftës dhe SHBA gëzon mbështetje të jashtëzakonshme nga Evropa. Rusia ashtu edhe Ukraina thonë se duan fundin e konfliktit, por shpesh qëndrimet ndryshojnë, ndaj duhet t’i sjellim të gjitha palët në të njëjtin kornizë”, tha Trump.

Deklaratat vijnë ndërsa në Berlin po zhvillohen bisedime intensive, ku sipas palës amerikane ka dakordësi në rreth 90% të çështjeve, me përjashtim të territorit.

Kancelari gjerman Friedrich Merz vlerësoi rolin e Trump në krijimin e një dinamike pozitive, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi se negociatat territoriale janë të dhimbshme dhe theksoi se garancitë e sigurisë janë thelbësore për çdo marrëveshje.

“Pa Trump nuk do të kishim këtë momentum. Ekziston shpresë për një paqe të vërtetë në Ukrainë”, tha Merz në konferencën për shtyp me Zelenskyn.

Liderët evropianë përshëndetën përparimin, por nënvizuan se asgjë nuk është rënë dakord pa u dakordësuar gjithçka, duke insistuar në garanci të forta sigurie, respektimin e sovranitetit të Ukrainës dhe vazhdimin e presionit ndaj Rusisë për arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)