Policia e Providence ka ndaluar një person në lidhje me sulmin me armë në Universitetin Brown, ku humbën jetën 2 studentë dhe u plagosën 9 të tjerë.
Personi i ndaluar tashmë në izolim, teksa autoritetet kanë tërhequr urdhrin për ndalimin e lëvizjes në kampusin universitar të vendosur në Rhode Island.
Zyrtarët publikuan një video të të dyshuarit, një mashkull ndoshta rreth të 30-ave dhe i veshur me të zeza. Zëvendësshefi i Policisë së Providence, Timothy O'Hara, tha të shtunën se individi mund të ketë mbajtur maskë, por zyrtarët nuk ishin të sigurt.
Personi i armatosur u largua pasi qëlloi studentët në një klasë, në ndërtesën e inxhinierisë Brown's Barus & Holley, po zhvilloheshin provimet.
Autoritetet ende nuk kanë një motiv për këtë ngjarje të rëndë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)