Një tjetër sulm me armë në një institucion arsimor është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas të dhënave paraprake, një person i armatosur hyri në ambientet e brendshme të Universitetit Brown, në shtetin e Rhode Island, duke qëllua pa paralajmërim të gjithë të pranishmit.
Për pasojë 2 studentë humbën jetën, teksa 9 të tjerë mbetën të plagosur, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 kur studentët ishin duke iu nënshtruar një provimi të rëndësishëm në ndërtesën e inxhinierisë Barus and Holley, në pjesën lindore të kampusit të universitetit prestigjioz.
Autori më pas është larguar me shpejtësi dhe ende nuk dihet identiteti i tij, apo shkaqet e sulmit.
Një operacion për kapjen e autorit ka nisur në të gjithë zonën, me autoritetet që iu kërkojnë banorëve të tregojnë kujdes pasi i dyshuari është i armatosur dhe i rrezikshëm.
Policia ka dhënë informacion të kufizuar për të dyshuarin, por ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë ku ai shihet duke dalë nga ndërtesa pas sulmit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)