Dy ministrat e Trump testojnë forcën në hekur tek

Pasagjerët në aeroportin Ronald Reagan u befasuan të hënën kur Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., sfidoi në një garë force Sekretarin e Transportit, Sean Duffy, pak pas prezantimit të një investimi prej 1 miliard dollarësh për përmirësimin e aeroporteve në SHBA.

Burimi: CNN

12.12.2025. 15:45

Dy ministrat e Trump testojnë forcën në hekur tek

Dy zyrtarët e kabinetit ishin të pranishëm për të promovuar një nismë të re kombëtare që synon ta bëjë udhëtimin më miqësor për familjet, më të shëndetshëm dhe më mbështetës për nënat që ushqejnë me gji. Para se të niste gara, Duffy deklaroi për The Post se aktiviteti fizik në aeroport mund të jetë pozitiv, për sa kohë nuk bezdis udhëtarët e tjerë.

Disa ulje-ngritje që të vënë në lëvizje gjakun janë gjë e mirë”, tha ai, duke theksuar se kjo nuk ka të bëjë me stërvitje intensive që të lë trupin të djersitur përpara fluturimit.

Në garën e improvizuar, i pari doli eksperti i fitnesit Dr. Paul Saladino me 21 ulje dhe ngritje në hekurin tek. Kennedy siguroi vendin e dytë me 20, ndërsa Duffy bëri 10 duke u tejkaluar madje edhe nga vajza e tij, e cila realizoi 13.

Të dy sekretarët, Duffy dhe Kennedy, u bashkuan për të prezantuar iniciativën “Ta bëjmë udhëtimin përsëri miqësor për familjen”, e cila mbështetet nga 1 miliard dollarë fonde të miratuara më herët nga Kongresi. Kohët e fundit, Duffy ka nisur një fushatë mirësjelljeje, duke u bërë thirrje pasagjerëve të jenë më të kujdesshëm dhe të shmangin sjelljet si udhëtimi me pizhame apo vendosja e këmbëve mbi karrigen e tjetrit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)