SHBA sanksionon dhe 6 anije të tjera pas sekuestrimit të cisternën e Venezuelës

SHBA kanë vendosur sanksione ndaj 6 anijeve të tjera të cilat sipas saj kontrabandojnë naftën e Venezuelës. Kufizime janë vënë gjithashtu dhe ndaj familjarëve dhe të afërmve të presidentit Maduro.

Burimi: BBC

12.12.2025. 07:58

SHBA sanksionon dhe 6 anije të tjera pas sekuestrimit të cisternën e Venezuelës

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj gjashtë anijeve të dyshuara për transport të paligjshëm të naftës venezueliane, vetëm një ditë pasi forcat amerikane sekuestruan cisternën “Skipper” pranë brigjeve të Venezuelës. Uashingtoni ka sanksionuar gjithashtu disa të afërm të Presidentit Nicolás Maduro, si edhe biznese të lidhura me qeverinë e tij, të cilën administrata Trump e cilëson të paligjshme.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se “Skipper” ishte e përfshirë në kontrabandimin e naftës dhe se anija do të dërgohej në një port amerikan, pasi të përfundojë procesi ligjor për sekuestrimin e ngarkesës. Sipas saj, SHBA-të nuk do të tolerojnë trafikimin e naftës së sanksionuar, të cilat financojnë narko-terrorizmin e regjimeve mashtruese.

Caracasi e dënoi veprimin si pirateri ndërkombëtare, duke akuzuar SHBA-në se ka rrëmbyer ekuipazhin dhe ka vjedhur anijen. Maduro paralajmëroi se Uashingtoni ka hapur një epokë të re piraterie kriminale në Karaibe dhe u zotua se Venezuela nuk do të bëhet koloni nafte.

Shtëpia e Bardhë publikoi pamje të operacionit, ku ushtarë amerikanë shihen duke zbritur nga helikopterët në kuvertën e “Skipper”. Ndërkohë, sekretari i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi sanksione shtesë ndaj nipërve të gruas së Maduros dhe disa kompanive, me qëllim, sipas tij, “të frenojë kontrollin diktatorial e brutal” të regjimit venezuelian.

Rritja e pranisë ushtarake amerikane në Karaibe, përfshirë pozicionimin e aeroplanmbajtëses USS Gerald Ford – ka shënuar përshkallëzim të tensioneve, ndërsa të dyja palët vazhdojnë shkëmbimin e akuzave të ashpra.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)