Europiani i Peshëngritjes, Enkileda Carja shpallet “Ylli në ngritje i Europës 2025”

Ky çmim konsiderohet një nga vlerësimet më domethënëse për sportistët e rinj dhe konfirmon talentin, përkushtimin dhe potencialin e saj për të ardhmen.

21.04.2026. 10:01

Europiani i Peshëngritjes, Enkileda Carja shpallet “Ylli në ngritje i Europës 2025”

Në qytetin bregdetar të Batumit u zhvillua ceremonia hapëse e Kampionatit Europian të Peshëngritjes për të rritur. Ky është një nga eventet më të rëndësishme të këtij sporti në kontinent.

Atmosfera festive, niveli i lartë i organizimit dhe elementët tradicionalë të kulturës gjeorgjiane, nga muzika deri te vallet folklorike, e kthyen ceremoninë në një spektakël të veçantë. Aty morën pjesë edhe personalitete të njohura të sportit gjeorgjian dhe atij europian.

Foto: Federata Shqiptare e Peshëngritjes

Në këtë hapje, Shqipëria u përfaqësua denjësisht, duke tërhequr vëmendje dhe duke lënë gjurmën e saj në një arenë ku konkurrenca pritet të jetë e fortë. Momenti më i rëndësishëm për delegacionin shqiptar ishte vlerësimi i kampiones Enkileda Carja, e cila u shpall zyrtarisht “Ylli në Ngritje i Europës 2025” nga Federata Europiane e Peshëngritjes.

Ky çmim konsiderohet një nga vlerësimet më domethënëse për sportistët e rinj dhe konfirmon talentin, përkushtimin dhe potencialin e saj për të ardhmen. Ky sukses vjen si një tjetër dëshmi e rritjes së peshëngritjes shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe shërben si motivim i madh për sportistët tanë, në vijim të garave të këtij kampionati europian.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)