Festa e titullit në Serie A, datat kur Interi mund të shpallet kampion

Sipas përllogaritjeve, zikaltërve u duhen vetëm 4 pikë për të siguruar matematikisht titullin e 21-të kampion në histori. Kurorëzimi ndoshta prej datës 26 prill.

19.04.2026. 10:10

Festa e titullit në Serie A, datat kur Interi mund të shpallet kampion

Interi është gjithnjë e më pranë fitimit të titullit kampion në Serie A, pas fitores ndaj Cagliarit dhe humbjes së Napolit në shtëpi ndaj Lazios. Ai rezultat e ka thelluar në 12 pikë diferencën mes dy skuadrave dhe tashmë festa e zikaltërve është thjesht çështje kohe.

Napoli i drejtuar nga Antonio Conte, zhvilloi një nga paraqitjet më të dobëta të sezonit dhe u mposht 2-0 në “Maradona”, duke i dhënë Interit “shansin” e parë për titullin, pesë javë para fundit të kampionatit italian. Aktualisht, zikaltërit kryesojnë me 78 pikë, Napoli i vendit të dytë ka 66, ndërsa Milani në vendin e tretë ka 63 pikë. Sipas përllogaritjeve, Interit i duhen vetëm 4 pikë për të siguruar matematikisht titullin e 21-të kampion në histori.

Data e parë: 26 prilli

Data e parë e mundshme për festë është e diela e 26 prillit. Nëse Interi fiton në transfertë ndaj Torinos dhe Napoli nuk të mposhtë Cremonesen më datë 24 prill. Megjithatë, gjithçka varet edhe nga Milani, pasi për shpalljen e parakohshme të Interit kampion kërkohet që kuqezinjtë të mos marrin 6 pikë në dy ndeshjet e radhës kundër Veronës dhe Juventusit.

Java e 35-të: 2-3 maj

Nëse Interi fiton ndaj Torinos, atëherë në javën e 35-të do t’i mjaftonte edhe një barazim ndaj Parmës për të siguruar titullin dhe për të nisur festën zyrtare.

Java e 36-të: 9-10 maj

Në rast se Interi nuk arrin të marrë 4 pikë në dy ndeshjet ndaj Torinos dhe Parmës, pikët e nevojshme mund t’i sigurojë në javën e 36-të, në transfertë ndaj Lazios. Zikaltërit janë me një dorë te trofeu, për tu zgjidhur mbetet vetëm data kur do ta ngrenë titullin kampion në Serie A.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)