Stoku i prezervativëve që shpërndahen falas në Fshatin Olimpik është konsumuar në një kohë rekord në Olimpiadën Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Sipas raportimeve të “La Stampa”, 10 mijë njësi të shpërndara për atletët janë përdorur në harkun e vetëm tre ditëve.
Organizatorët janë vënë në një situatë të sikletshme dhe kanë premtuar furnizim të ri. Gjithsesi, ende nuk është bërë e ditur një datë e saktë se kur do të mbërrijë furnizimi e radhës.
Për krahasim, gjatë Lojërave Olimpike “Paris 2024” u shpërndanë rreth 300 mijë prezervativë për atletët. Tradita e ofrimit të kontraceptivëve në Fshatin Olimpik daton që nga viti 1988 dhe është ndërprerë vetëm një herë, gjatë Lojërave të vitit 2020 në Tokio, për shkak të pandemisë COVID-19.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)