Një 44-vjeçar me shtetësi sllovake, i shpallur në kërkim prej 16 vitesh, është arrestuar në Milano. Ai kishte udhëtuar për të ndjekur ndeshjet e hokejit mbi akull, në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.
Sipas autoriteteve italiane, ndaj tij rëndonte një urdhër-arresti i lëshuar në vitin 2010 nga Gjykata e Bolzanos për vjedhje në subjekte tregtare. Burri ishte në arrati prej asaj kohe.
Ai u identifikua nga karabinierët pas një sinjalizimi të ardhur nga një strukturë akomoduese në zonën Baggio-s në Milano, ku po qëndronte gjatë vizitës së tij për të mbështetur kombëtaren sllovake të hokejit. Pas arrestimit, 44-vjeçari u shoqërua në burgun e San Vittore, ku do të vuajë dënimin e mbetur prej 11 muajsh e 7 ditësh për veprën penale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)