Çmenduria me dopingun, injeksione me acid në organet gjenitale për të fluturuar më lart
Ndihmon në rritjen artificiale të zonës intime dhe për rrjedhojë në prerje më të madhe të kostumit, kjo krijon efektin “velë” dhe bën që kërcimi nga pedana të zgjasë deri në 5-6 metra më tepër.
Çmenduria për të arritur rezultate të larta sportive, duke përdorur edhe dopingun arrin të nivele gati të paimagjinueshme. Kjo është edhe çështja kryesore në Olimpiadën Dimërore “Milano-Cortina 2026”, duke nxitur diskutimet për një skandal të pazakontë.
Disa sportistë dyshohet se kanë përdorur metoda ekstreme për të përfituar avantazh aerodinamik, përfshirë edhe injeksione me acid hialuronik në zonën gjenitale. Qëllimi është zgjerimi i tutave sportive në pjesën e ijëve. Në të kaluarën, në sportin e kërcimit me ski, shumë atletë janë ndëshkuar për manipulimin e tutave, të cilat sot kontrollohen me skanera 3D dhe mikroçipa.
Materiali i tepërt dhe jo i qepur pas trupit, veçanërisht në zonën intime, mund të krijojë efekt “velë” dhe të ndikojë që fluturimi nga pedana të zgjasë deri në 5-6 metra më tepër. Për këtë arsye, pas Kampionatit Botëror të vitit të kaluar, disa kërcyes norvegjezë u pezulluan për ndryshime të paligjshme në qepjet e kostumeve.
Një studim shkencor ka treguar se rritja e perimetrit të tutave ul rezistencën aerodinamike dhe rrit forcën ngritëse. Sipas zërave të fundit, disa ekipe po përpiqen ta anashkalojnë sistemin e kontrollit duke “justifikuar” kostumet më të gjera përmes ndryshimeve trupore artificiale. Pikërisht siç janë injeksionet me acid për zmadhimin e organit gjenital. Alternativa të tjera të përmendura janë përdorimi i materialeve shtesë në të brendshme ose i aksesorëve prej silikoni.
Foto nga web
Presidenti i Agjencisë Botërore Anti-Doping, Witold Banka ka deklaruar se çështja do të shqyrtohet me kujdes. Edhe pse aktualisht nuk ka prova konkrete që sportistë të kenë përdorur këtë metodë të pazakontë, federatat dhe WADA kanë ngritur nivelin e vëzhgimit për të parandaluar çdo tentativë për mashtrim.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Martini forcon pozitat në krye të renditjes, duke arritur në 59 pikë dhe duke mbajtur një diferencë prej 5 pikësh nga ndjekësja Egnatia.
Kjo fitore e ngjit Tiranën në kuotën e 31 pikëve, në vendin e tetë, me pikë të barabarta me Vorën e vendit të shtatë, duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrim në elitë.
Me dy golat e realizuar në përballjen ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti në kuotën e 55 golave me fanellën e Majorka-s, duke lënë pas legjendën kamerunase Samuel Eto’o, i cili për vite me radhë mbante këtë rekord.
Takimi, i zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, u shoqërua me përplasje mes lojtarëve në fushë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të qetësuar situatën.
Komente (0)