Vetëm dy vjeç dhe tashmë pjesë e historisë së rekordeve botërore. Jude Owens, një fëmijë nga Mançesteri, ka habitur botën e sportit duke realizuar dy rekorde Guinness, si personi më i ri në histori që realizon dy goditje spektakolare në bilardo.
Në moshën 2 vjeç e 261 ditë, Jude arriti të kryejë me sukses një “double pot”, ndërsa vetëm disa javë më vonë, më 12 tetor 2025, në moshën 2 vjeç e 302 ditë, realizoi një “bank shot” në bilardo. Këto arritje e bëjnë atë zyrtarisht mbajtësin më të ri të dy rekordeve Guinness njëkohësisht.
Talenti u zbulua nga babai i tij, Luke Owens, i cili vuri re shumë herët mënyrën natyrale se si Jude mbante stekën. “Që në momentin e parë ishte e qartë se kishte diçka të veçantë”, u shpreh ai, duke shtuar se për shkak të gjatësisë, fillimisht i duheshin karrige për t’u ngjitur pranë bilardos.
Vetë Jude, i pyetur për goditjen e preferuar, u përgjigj thjesht: “Goditjet spektakolare”. Ndërsa për një ndeshje me babain, ishte i bindur: “Unë fitoj”.
Drejtori i Guinness World Records e cilësoi suksesin e tij si një shembull frymëzues që rekordet nuk njohin moshë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)