Boksieri i mirënjohur i peshave të rënda, Anthony Joshua shpëtoi mrekullisht pas një aksidenti automobilistik. Makina me të cilën ai udhëtonte si pasagjer u përplas me një kamion, teksa nga ngjarja humbën jetën dy persona.
Foto nga web
Aksidenti ndodhi në Makun, në Shtetin e Ogun-it në Nigeri. Dëshmimtarët okularë njoftuan se përplasja u regjistrua në autostradën që lidh Lagosin me qytetin e Ibadanit. Për fatin e tij të mirë, boksieri shpëtoi dhe doli me këmbët e tij nga automjeti i cili kishte pësuar dëme të mëdha nga goditja.
Just look at the terrible state of Nigeria.
After a major accident reportedly involving Anthony Joshua, where two lives were lost, there was no visible emergency response; no ambulance, no proper medical care. Instead, he was made to sit upright in the front of a police van… pic.twitter.com/xZ5IEP9hF6
— Esen (@SemiNigerian) December 29, 2025
Policia lokale konfirmoi se Joshua ka pësuar dëmtime të vogla, por “është shumë mirë”. Gjithsesi, ai do ti nënshtrohet kontrolleve të specializuara spitalore, për të kuptuar shkallën e lëndimeve nga aksidenti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i PL-së e vendosi theksin edhe te ajo që e cilësoi “garantim i paprekshmërisë”, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka kapur në mënyrë antikushtetuese çdo qelizë të drejtësisë së re.
Ish-luftëtari I UÇK, Haxhi Shala është liruar nga Gjykata Speciale. Lajmi për ardhjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Flakron Shala. Ai ka ndarë një mesazh në Facebook, duke shkruar: “Mirë se erdhe në atdhe, babë”.
Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester United dhe Anglisë, Rio Ferdinand, ka bërë një rrëfim të fortë për pasojat që i ka lënë karriera si futbollist, duke zbuluar se sot, në moshën 47-vjeçare, shpesh ka nevojë për karrocë invalidi dhe trajtim spitalor.
Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e parë të turit të 1/16 të Champions-it aziatik kundër Arkadag nga Turkmenistani, luan të shtunën në kampionat.
Komente (0)