Lara Colturi e mbylli vitin 2025 me një tjetër sukses për Shqipërinë. Kampionia e skive u ngjit në vendin e tretë të podiumit në etapën e 15-të të Kupës së Botës, të zhvilluar në Semmering të Austrisë.
Në lëshimin e parë, sportistja kuqezi kishte një rritëm mjaft të lart dhe u pozicionua e dyta. Colturi e përsëri paraqitjen e mirë edhe në lëshimin e dytë, por kampionia amerikane Mikaela Shiffrin u shfaq e papërmbajtshme dhe zbriti në vendin e tretë.
Foto: FIS Alpine Ski
Gjithsesi, ky mbetet një sukses i jashtëzakonshëm për 19-vjeçaren që përfaqëson ngjyrat kuqezi. Për Lara Colturi-n, ky ishte podiumi i katërt për këtë sezon dhe i gjashti në total për vitin kalendarik 2025. Ajo pozicionohet e shtata në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës në Ski Alpine.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Martini forcon pozitat në krye të renditjes, duke arritur në 59 pikë dhe duke mbajtur një diferencë prej 5 pikësh nga ndjekësja Egnatia.
Kjo fitore e ngjit Tiranën në kuotën e 31 pikëve, në vendin e tetë, me pikë të barabarta me Vorën e vendit të shtatë, duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrim në elitë.
Me dy golat e realizuar në përballjen ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti në kuotën e 55 golave me fanellën e Majorka-s, duke lënë pas legjendën kamerunase Samuel Eto’o, i cili për vite me radhë mbante këtë rekord.
Takimi, i zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, u shoqërua me përplasje mes lojtarëve në fushë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të qetësuar situatën.
Komente (0)