Akuzat, dyshimet dhe spekulimet e opinionit për kurdisje të duelit të ndërmjet Jake Paul dhe ish-kampionit të botës, Anthony Joshua kanë marrë një konfirmim të rëndësishëm. Për ti hedhur benzinë zjarrit ka menduar ish-kampioni I padiskutueshëm, Mike Tyson.
Deklarata e fundit nga legjenda e ringut, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet dhe ka rihapur debatet rreth ndeshjeve të tipit “show” në boks. Duke komentuar paraqitjen e Anthony Joshua ndaj Jake Paul, Tyson pranoi me keqardhje se disa javë më parë, duhej ta kishte hedhur me knock-out kundërshtarin.
Foto ilustruese
“Ndoqa skenarin e përgatitur, sepse përfitimet financiare ishin të mëdha”, mësohet të ketë thënë “Majku i hekurt”. Fjala kyçe që ndezi rrjetet sociale ishte pikërisht shprehja “qëndrova te skenari”. Për shumë fansa, kjo u interpretua si një pranim i drejtpërdrejtë se disa nga këto përballje nuk janë plotësisht konkurruese, por të kontrolluara dhe të dizajnuara më shumë për argëtim sesa për sport të pastër.
Reagimi ishte i menjëhershëm. Video e deklaratës së Tyson u shpërnda me shpejtësi në platforma si X, Instagram dhe TikTok, ku përdoruesit shprehën habi jo aq për atë që tha, por për mënyrën se si e tha — pa hezitim, pa ndrojtje dhe me një ton krejtësisht të zakonshëm, sikur të ishte diçka e ditur nga të gjithë. Fakti që këto fjalë vijnë nga Mike Tyson, një figurë simbol e boksit profesionist dhe një emër që lidhet me agresivitetin dhe sinqeritetin brutal, i jep deklaratës edhe më shumë peshë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i PL-së e vendosi theksin edhe te ajo që e cilësoi “garantim i paprekshmërisë”, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka kapur në mënyrë antikushtetuese çdo qelizë të drejtësisë së re.
Ish-luftëtari I UÇK, Haxhi Shala është liruar nga Gjykata Speciale. Lajmi për ardhjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Flakron Shala. Ai ka ndarë një mesazh në Facebook, duke shkruar: “Mirë se erdhe në atdhe, babë”.
Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester United dhe Anglisë, Rio Ferdinand, ka bërë një rrëfim të fortë për pasojat që i ka lënë karriera si futbollist, duke zbuluar se sot, në moshën 47-vjeçare, shpesh ka nevojë për karrocë invalidi dhe trajtim spitalor.
Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e parë të turit të 1/16 të Champions-it aziatik kundër Arkadag nga Turkmenistani, luan të shtunën në kampionat.
Komente (0)