Sukses historik për Shqipërinë, Deni Xhepa fiton Slalomin në Alpet franceze

Me një ritëm të lartë, teknikë të pastër dhe kontroll të përsosur, Xhepa arriti të lërë pas rivalët dhe të ngrejë flamurin kuqezi në skenën ndërkombëtare të skive.

11.12.2025. 17:04

Sukses historik për Shqipërinë, Deni Xhepa fiton Slalomin në Alpet franceze

Një rezultat i jashtëzakonshëm për sportin shqiptar në Val Cenis të Francës. Skiatori kuqezi Deni Xhepa ka triumfuar në garën e Slalomit të FIS-it, duke shënuar një fitore të rëndësishme në pistat e alpeve franceze.

Me një ritëm të lartë, teknikë të pastër dhe kontroll të përsosur, Xhepa arriti të lërë pas rivalët dhe të ngrejë flamurin kuqezi në skenën ndërkombëtare të skive. Ai u ngjit në shkallën më të lart të podiumit, teksa mori edhe trofeun e fituesit.

Ky sukses e përforcon pozitën e Deni Xhepës, si një nga sportistët më premtues të disiplinës së Slalomit. Triumfi shënon gjithashtu një tjetër hap përpara për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare të sporteve dimërore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)