Pasi mësoi kundërshtarët në edicionin e ri të Nations League, Kombëtarja shqiptare tashmë zbulon edhe datat kur do ti luajë ndeshjet. Kuqezinjtë pozicionohen në Grupin 1 të Ligës C, ku do të përballen me Bjellorusinë, Finlandën dhe San Marinon.
UEFA zyrtarizoi kalendarin e ndeshjeve. Shqipëria do ta nisë edicionin më 26 shtator në ora 20:45 në shtëpi ndaj Bjellorusisë. Më 29 shtator, kuqezinjtë udhëtojnë drejt San Marinos, me sfidën e planifikuar të nisë në ora 20:45, ndërsa më 3 tetor do të përballen në transfertë me Finlandën në orën 15:00.
Më 6 tetor, Kombëtarja rikthehet në shtëpi për sfidën ndaj San Marinos, takim i programuar të nisë në ora 20:45, ndërsa më 12 nëntor do të presë Finlandën në një tjetër përballje të rëndësishme në ora 20:45. Fushata mbyllet më 15 nëntor në transfertë ndaj Bjellorusisë në orën 18:00.
KALENDARI I NDESHJEVE NË NATIONS LEAGUE:
26 shtator 2026 Shqipëri - Bjellorusi, ora 20:45
29 shtator 2026 San Marino - Shqipëri, ora 20:45
3 tetor 2026 Finlandë - Shqipëri, ora 15:00
6 tetor 2026 Shqipëri - San Marino, ora 20:45
12 nëntor 2026 Shqipëri - Finlandë, ora 20:45
15 nëntor 2026 Bjellorusi - Shqipëri, ora 18:00
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)