E teksa merkatos së janarit po i vjen fundi, Rej Manaj ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, dhe ky është një lajm i keq për Kombëtaren që në mars ka finalet e saj për një kualifikim të mundshëm në Botërorin 2026.
Mediat raportojnë se tashmë është zyrtare që lushnjari i ka dhënë fund aventurës së tij në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku luajti me Al Sharjah.
Lajmin e konfirmoi vetë klubi arab që falenderoi sulmuesin për kontributin e dhënë gjatë këtyre muajve, duke shtuar se kontrat me Manajn u zgjidh në mënyrë konsensuale nga të dyja palët.
Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Rey Manaj dhe cili do të jetë destinacioni i tij i radhës për të vijuar karrierën e tij.
Gjasat janë që ai të rikthehet në Turqi, për të luajtur sërish me ekipin e Sivassporit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)